.
Published On: Fri, Feb 14th, 2014

Së shpejti caktohet lokacioni për bustin e Fadil Hoxhës

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Qeveria e kaluar në Gjakovë nuk arrit ta gjejë një lokacion për ngritjen e shtatores së heroit Fadil Hoxha, ani-pse ishte Asambleja e kaluar komunale ajo që kishte marrë vendim për ngritjen e kësaj shtatoreje.

Por, këtë gjë duket se do ta bëjë qeverisja e tanishme, e cila caktimin e lokacionit dhe ngritjen e shtatores së heroit Fadil Hoxha e ka vënë në mesin e prioriteteve të saj. Madje, për këtë çështje do të diskutohet qysh në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë komunale. Kjo është kuptuar nga rendi i ditës i mbledhjes së Komitetit Për Politikë e Financa, takim ky që mbahet të mërkurën më 19 shkurt edhe i paraprinë mbledhjes së Asamblesë komunale, e në të cilin diskutimi për lokacionin e ngritjes së shtatores së Fadil Hoxhës, është vënë si pikë e parë e rendit të ditës.

E krahas caktimit të lokacionit për ngritjen e shtatores së Fadil Hoxhës, Asambleja komunale pritet të diskutojë e të marrë vendim edhe për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore dhe ndërtimin e objektit të Qendrës për Aftësime profesionale./radiogjakova/