.
Published On: Mon, Aug 21st, 2017

Së shpejti nis ndërtimi i qendrës grumbulluese të mjaltës

Share This
Tags

Mbi 200 bletarë të komunës së Gjakovës prej muajit tetor do të kenë shtëpinë e tyre, ndërtimi i së cilës pritet të nisë këto ditë.

Drejtoria e Bujqësisë tashmë ka përfunduar me procedurat për ndërtimin e një qendre grumbulluese të mjaltit, e cila përfshinë edhe hapësirat trajnuese.

Për këtë qendër më herët Komuna e Gjakovës ka ndarë 50 mijë euro, një pjesë e të cilave do të përdorën për blerjen e pajisjeve.

Sipas drejtorit Ermeni, bëhet fjalë për një qendër grumbulluese shumë moderne e cila nënkupton jo vetëm objektin.

Sipas Ermenit pritet që ndërtimi të bëhet gjatë muajit shtator në mënyrë që në fillim të muajit tetor të fillojë furnizimi me pajisje të cilat do të jenë shumë moderne dhe ka fundi i muajit tetor vetëm të bëhet funksionale për bletarët.

Dejtori Ermeni tha se po presim që ndërtimi i kësaj qendre të ndikojë shumë në zhvillimin e sektorit të bletarisë në komunën e Gjakovës./radiogjakova/