Shënohet Dita Botërore e Ujit
Nxënës të një shkollë të Rahovecit të shoqëruar nga mësimdhënës dhe zyrtarë të lartë të Komunës së Rahovecit kanë vizituar fabrikën e përpunimit të ujit të KRU “Gjakova”.
Ata u njohën nga afër me fazat e përpunimit të ujit. Kjo vizitë erdhi në Ditën Botërore të Ujit që këtë vit po shënohet me temën “Natyra për Ujin”.
Nxënësit u apeluan që të kujdesen për ujin dhe ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale atë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” furnizon me ujë të pijes komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenin.
Nxënësit u njoftuan edhe për fabrikën e re të përpunimit të ujit që pritet të nisë punën në shtator të këtij viti e me aktivizimin e saj kapacitetet e kompanisë “Gjakova” do të dyfishohen dhe pjesë e rrjetit të tyre të ujësjellësit do të bëhen edhe mbi 100 fshatra të tjerë./radiogjakova/