.
Published On: Tue, Jul 8th, 2014

Shërbimi i ofiqarisë me orar të zgjatur të punës gjatë verës

Share This
Tags

administrata-

Fillimi i ardhjes së bashkatdhetarëve tanë në Gjakovë, ka bërë që të shtohet fluksi i qytetarëve të cilët i frekuentojnë zyrat e ofiqarisë në Kuvendin Komunal. Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarë, me theks të posaçëm për ata të cilët nga diaspora kanë ardhur në Gjakovë  për të kaluar pushimet verore, që nga dita e djeshme ka ndryshuar orari i punës së shërbimit të ofiqarisë.
Si jemi informuar nga Armend Vokshi, drejtor i Drejtorisë komunale të Administratës së Përgjithshme në Gjakovë, në mënyrë që të shmangen tollovitë, përkatësisht pritjet eventuale gjatë nxjerrjes së dokumenteve të ndryshme personale, shërbimi i ofiqarisë që nga dita e djeshme, ka filluat të punoi me orar shtesë, përkatësisht nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18, ndërkohë që kërkesat e tyre qytetarët mund ti realizojnë nga ora 8 e 30 deri në orën 17 e 30. E gjithë kjo pritet të ndikoi në përmirësimin e kushteve sidomos për ata bashkatdhetarë tanë, të cilët përkohësisht punojnë dhe jetojnë në diasporë.