.
Published On: Wed, Aug 6th, 2014

Shkarkohet Haxhi Kamberi

Share This
Tags

haxhi-kamberiHaxhi Kamberi është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës. Si bëhet e ditur, kjo  ka ndodhur për shkak të një aktgjykimi të Gjykatës së Apelit, që hedh poshtë vendimet me të cilat Kamberi ishte rikthyer drejtor në spitalin rajonal, ndonëse atij i kishte skaduar kontrata e punës, në kohën përderisa ai ushtronte pozitën e sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga e cila po ashtu ishte shkarkuar.

Lidhur me këtë ne kemi kontaktuar edhe, tashmë drejtorin në shkarkim Kamberi, i cili nuk deshi të komentoi vendimin për largimin e tij nga kjo pozitë,  pos pohimit se ai disponon madje me 5 vendime të instancave të ndryshme vendimmarrëse deri në atë të Gjykatës Supreme, për emërimin e tij në pozitën e njeriut të parë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”  në Gjakovë.

Ndryshe, deri në tejkalimin e kësaj situate, përkatësisht deri në zgjedhjen e drejtorit te ri, Ministria e Shëndetësisë pritet të emëroi drejtorin e përkohshëm, në këtë institucion sekondar shëndetësor në komunën e Gjakovës.