Shkojnë në Angli për ta përfaqësuar Kosovën
Gjakovë- Nga e diela, me datën 13 deri me 18 tetor, në Kent të Anglisë do të mbahet Samiti i Lidershipit Rinor, ku do të marrin pjesë rreth 170 të rinj deri në moshën 17 vjeçare nga rreth 35 shtete të ndryshme të botës, në mesin e të cilave është edhe shteti ynë, Kosova.
Vendin tonë do ta përfaqësojnë 5 veta, katër prej të cilëve janë nga Gjakova. Natyra Xharavina, Anda Hoxha, Besnik Avdiaj, Elda Azemi dhe Lum Skeja, i cili vjen nga Prishtina kanë fituar mundësinë të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë samit përmes organizatës rinore George William Youth Asociation, përfaqësuese e YMCA-së në Kosovë, përkatsisht drejtuesve të kësaj organizate Dorina Llukes dhe Adrian Davies.
E gjithë kjo u arrit edhe në koordinim me institutin LIK (The Learning Institute of Kosovo)
Këta “ambasador” të rinj, do të kenë rastin të fitojnë një përvojë të re dhe interesante në mesin e një numri të madh të pjesmarrësve që vijnë nga vende të ndryshme, me kultura, pikëpamje, ideologji dhe zhvillime të ndryshme./radiogjakova/