.
Published On: Tue, Nov 19th, 2013

Shkollat pa ngrohje, Komuna: Do ta zgjidhim brenda dy ditësh

Share This
Tags

gjimnazi-h-dushiGjakovë- Tashmë kur temperaturat kanë rënë dukshëm krahasuar me ditët paraprake, shumica e shkollave në komunën e Gjakovës po e vijojnë procesin mësimor në të ftohtë, në mungesë ngrohjes, qoftë asaj nga Ngrohtorja e qytetit, qoftë asaj vetjake.

E përderisa në Ngrohtoren e qytetit kanë premtuar se ngrohja mund të fillojë qysh nga nga e martja, problem mbetet tek shkollat tjera, të cilat ende nuk janë furnizuar me lëndët djegëse.

Këtë e kanë pohuar disa nga drejtorët e shkollave si në qytet ashtu edhe në fshatrat e Gjakovës, të cilët kanë konfirmuar faktin se procesi mësimor po zhvillohet në të ftohtë apo në raste të pakta, po përdoren rezervat e lëndës djegëse nga viti i kaluar.

Një situatë të tillë e pranojnë edhe në drejtorinë komunale të Arsimit, por të njejtit thonë se ky problem do të zgjidhet brenda dy – tre ditësh. Drejtoresha Silvana Haxhikadrija ka thënë se tashmë ka filluar shpërndarja e naftës në ato shkolla që përdoret kjo lëndë, ndërsa për dy apo tre ditë do të përfundojnë edhe procedurat tenderuese për dru zjarri, dhe ato do të shpërndahet në shkollat ku ka nevojë./radiogjakova/