Shoqata “Nëna Terezë” ndërton shtëpi për një familje skamnore të Gjakovës
Shoqata Humanitare dhe Bamirëse “Nëna Terezë” në Kosovë dhe ajo në Zvicër, këtë javë do të bëjë dorëzimin e çelësave të 4 shtëpive të ndërtuara për 4 familje të pastreha në 4 komuna të Kosovës.
Një shtëpi kjo shoqatë e ka ndërtuar edhe në komunën e Gjakovës, përkatësisht për familjen Luli në fshatin Doblibare.
Akti solemn i dorëzim-pranimit të çelsave për shtëpinë e re, kësaj familje do të bëhet këtë fundjavë.
Në një njoftim të kësaj shoqate thuhet se “me vite të tëra këto familje nga komuna e Gjakovës, Klinës, Hani Elezit dhe Vushtrrisë, kanë jetuar në kushte të mjerueshme dhe të papërballueshme për jetesë. Pas identifikimit në terren nga koordinatorët e Shoqatës ‘Nëna Terezë’, këtë verë këto familje u bënë pjesë e Programit të Ndërtimit 2017, donator i të cilit është Shoqata ‘Nëna Terezë’ në Zvicër, e që ka për qëllim sigurimin e kushteve minimale për jetë për familjet e pastrehë të Kosovës”./radiogjakova/