“Shpirti shqiptar” ndjehet në Vjenë përmes violinës së Shkëlzen Dolit (VIDEO)
Shkëlzen Doli edhe njëherë çon peshë zemrat e shqiptarëve. Në koncertin e përvitshëm të Filharmonisë së Vjenës violinisti gjakovar bashkë me grupin e tij dhe instrumentistin e njohur Hekuran Gjonbali ka interpretuar pjesë me motive shqiptarë. “Albanian soul” ose në shqip “Shpirti shqiptar”, si ishte quajtur kjo pjesë, nisi me një kaba nga Doli për të vazhduar me këngën “Hapi sytë e zi” dhe disa valle tjera.
Interpretimi i tij shumë emocional dhe në nivele mjaft të larta ka ngjallur krenari në mesin e shqiptarëve duke pasur një reagim të jashtëzakonshëm në nëpër rrjete sociale. Viti 2015 nuk mund të niste më mirë për shqiptarët, “shpirti” i të cilëve jehoi në kryeqytetin e kulturës botërore.
Ndryshe, Filharmonia e Vjenës ka interpretuar vepra të kompozitorëve më të mëdhenj botërorë, si zgjedhje për koncertin e këtij viti, po për shqiptarët ka rëndësi vetëm ajo pjesë që zgjati katër minuta, por që mjafton për të na bërë shumë krenar. Faleminderit Shkëlzen Doli!/radiogjakova/