SHPK Albi-MC dhe Shkolla “Mustafa Bakija” ofrojne ndihma per familjet skamnore
Dita e fundit e Muajit të Solidaritetit organizuar nga Organizata e Kryqit të Kuq –dega në Gjakovë, ka qenë mjaft e bereqetshme kur është fjala tek ndihmat e grumbulluara për familjet e shumta skamnore në komunën e Gjakovës. Si jemi njohtuar nga Fëllënza Bakija-Lama, sekretare, firma SHPK Albi-MC, me pronar Reshat Cana, me ndërmjetësimin e vullnetarëve, gjatë ditës së djeshme në ambientet e Kryqit të Kuq në Gjakovë ka sjellë sasi të madhe të veshmbathjeve të domozdoshme për stinën e dimërit. Bëhët fjalë për 270 pantolona pastaj 85 jakne, 275 monta për meshkuj si dhe 20 për femra, të gjitha këto prodhime të reja. Pos kësaj, gjatë ditës së djeshme, Kryqin e Kuq në Gjakovë e kanë vizituar edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Mustafa Bakija” me drejtoreshen Zana Kurtishi-Rudi, përkatësisht mësuesën–vullnetare Valdete Bicurri. Muajin e Solidaritetit nxënësit e kanë përkrahur me një sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimor dhe higjenik. Ndryshe, nisur nga nevoja e madhe për ndihma, sekretarja e degës
së Kryqit të Kuq në Gjakovë, Fëllënza Bakija-Lama, ka bërë të ditur se Muaji i Solidaritetit do të vazhdoi deri në fund të vitit.