.
Published On: Fri, Sep 8th, 2017

Shtatë nxënës të “Prenk Jakovës” pjesëmarrës në koncertin në Itali

Share This
Tags

Shtatë nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë po qëndrojnë këto ditë në Forli të Italisë në kuadër të projektit “Muzika, urë lidhëse ndërmejt popujve” , ku marrin pjesë instrumentistë nga 10 shtete të Mesdheut.

Përpos master kurseve që po i mbajnë me mësimdhënës të Italisë, këta nxënës do të paraqiten edhe në dy koncerte në kuadër të orkestës së të rinjëve të Mesdheut.

Këta nxënës janë Endrit Berisha, Donjeta Cermjani, Eldi Hana, Ëmbla Dana, Poema Dylhasi, Alkesta Gllogjani dhe Hana Hana .

Ata janë përzgjedhur në korrik të këtij viti, pas master kurseve të cilat janë mbajtur të orgaznizuara nga IPSIA, në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren./radiogjakova/