Është mbajtur mbrëmë në Gjakovë festivali i video – klipeve muzikore Video-Festi Muzikor
Është mbajtur mbrëmë në Gjakovë festivali i video – klipeve muzikore Video-Festi Muzikor, në të cilin kanë marrë pjesë yje të artit muzikor por edhe filmik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Kjo mbrëmje gala ka nisur me defilimin e yjeve të shumtë në tepihun e kuq i cili ishte i vendosur para hyrjes kryesore të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Në anën tjetër në pjesën përmbajtjesore të edicionit të 12 –të të Video Festit Muzikor është bërë ndarja e çmimeve për video klipet më të mira të artistëve tanë dhe më këtë rast shikuesit në sallë kanë pasur mundësi me përcjellë performanca të shumta të artistëve shqiptar, si dhe shumë stile të reja të veshjeve.
Qmimi kryesor i këtij festivali tradicional i ka takuar këngëtares së mirënjohur Leonora Jakupi për video spotin me titull ‘Vajza e kojshisë’ ndërkohë që çmimi special për kontributin e dhënë për muzikën shqiptare i është ndarë ikonës së muzikës së lehtë Anita Take.
Me përfundim të këtij festivali, atmosfera i krijuar muzikore është zhvendosur në Qarrshi të Madhe, ku pjesëmarrësit e Video Festit kanë vazhduar të performojnë live deri në ora të vona të natës.
Ndryshe, është kjo hera e parë, që ky event i veçantë kulturor është zhvendosur nga Prishtina ku mbahet tradicionalisht, dhe i cili për qëllim ka promovimin dhe stimulimin e krijimtarisë së artistëve dhe produksioneve video muzikore.










