.
Published On: Fri, Jan 10th, 2014

Shtohen pacientët në “Isa Grezda”

Share This
Tags

spital-shtratGjakovë- Temepraturat e ulta në këtë muaj kanë bërë që edhe numri i pacientëve të jetë më i madh pranë Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.

Ata kanë simptoma si kollitje dhe temepraturë të lartë, që për mjekët është një gjë normale, pasi në këtë periudhë të vitit shënohet kulminacioni i tëprekurve nga këto viruse.

Të moshuarit dhe fëmijët mbeten më të rrezikuarit . Sipas Dr. Vjollca Vula, udhëheqëse e repartit të pediatrisë, çdo ditë kërkojë ndihmë nga 20-30 fëmijë.

“Është kohë e këtyre problemeve shëndetsore e që manifestohen kryesisht me temepratura të lartë, kollë, vjellje, teshtitje etj”, thotë Vula. Ajo ka apeluar që të prekurit nga këto simptoma të rrijnë larg ambienteve me shumë njerëz, pasi përhapja e virusit bëhet shumë lehtë përmes ajrit./radiogjakova/