Shtylla të reja multifunksionale në Gjakovë
Së shpejti në komunën e Gjakovës do të fillojë së implementuari projekti “Gjakova, qytet i mençur”, faza e dytë. Kjo përfshin vendosjen e shtyllave të reja multifunksionale edhe në 6 pika të tjera në qytetin e Gjakovës.
Këto shtylla do të përdoren për kamerat e sigurisë, senzorët e ndryshëm për matjen e temperaturës, shtypjes e lagështisë së ajrit, ndotjes së ambientit, shpejtësisë dhe drejtimit të erës, matjes se reshjeve te shiut etj., pikave kyçëse wireless dhe shërbimet e tjera komunikuese.
Shtyllat e reja do të vendosen në lagjen “Kolonia”, tek sheshi pranë Stacionit të Autobusëve si dhe te Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Hysni Zajmi”, ndërsa pajisjet intelegjente do të vendosen edhe në rrugën “Uashington” pranë shkollës fillore “Fehmi Agani”, në rrugën “Migjeni” te rrethi pranë Hotel “Jakova” dhe tek udhëkryqi në shkollën Fillore “Yll Morina” por në shtyllat ekzsituese të semaforëve dhe ndriçimit publik.
Ky projekt është bashkëfinancim mes Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal dhe Komunës së Gjakovës./radiogjakova/