Si guxon Vulin?! Ministri serb na krahason me Raqqen
Ekzistojnë dy vende në rruzullin tokësor ku krishterët nuk mund të hyjnë, njëra është Raka, selia e islamistëve diku në Siri dhe e dyta është Gjakova. Është viti i tretë që serbët të cilët janë lindur në Gjakovë nuk mund ta vizitojnë qytetin e tyre të lindjes, të paktën sa për t’u lutur, asgjë tjetër.
Këto komente i ka bërë ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë vizitës së tij në fshatin Zoqishtë të Rahovecit, ku ka marr pjesë në festën e Krishtlindjeve Ortodokse.
Sipas tij, suksesi i përgjithshëm i serbëve në këto hapësira do të varet nga numri i tyre që do të kthehen për të jetuar në Kosovë, pastaj numri i fëmijëve që do të lindin këtu etj./KosovaPress/