S’ka ekipe shpëtimi në lumenjtë e Gjakovës
Lumenjtë si Drini i Bardhë apo Ereniku, edhe pse jo si dikur, ende mbeten vende rekreacioni publike të preferuara ku qytetarët e komunës së Gjakovës kalojnë këto ditë të nxehta, sidomos fundjavave.
Mirëpo, familjarët duhet të kenë kujdes të shtuar kur fëmijët janë në ujë pasi në asnjërën prej këtyre lumenjve nuk ka ekipe shpëtimi.
Edhe pse shumë vite më përpara ekzistonin këto ekipe, nga paslufta nuk ka pasur asnjë të tillë që kujdeset për jetët e njerëzve kur janë në ujë.
Pushuesve u duhet të reagojnë vetë në rastet urgjente, por jo të gjithë mund të japin ndihmën e parë pasi të nxjerrin dikë nga uji.
Por, edhe pse këta kërkojnë më shumë masa sigurie, jozyrtarisht mësohet se Komuna nuk ka buxhet të përballojë ekipe zhytësish për çdo lum në komunë.
Deri më tani, në rastet kur ka nevojë, të vetmet ekipe të kërkim-shpëtimit që angazhohen janë ato të FSK-së./radiogjakova/










