.
Published On: Thu, Oct 9th, 2014

S’ka varrë masiv në Dardani (ish-Piskotë)

Share This
Tags

kerkime-vareza-Kanë përfunduar pa rezultate kërkimet në lokalitetin Dardani, ish – Piskotë afër Gjakovës, ku dyshohej se fshihen trupat e civilëve serbë të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Kryetari i Komisionit për persona të zhdukur në Qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj, pohoi se në këtë vend nuk janë gjetur mbetje njerëzore.

“Kërkimet në vendin ku është dyshuar se ka një varr masiv kanë përfunduar, por asgjë nuk u gjet, rezultati është negativ. Vendi që ishte shënuar si i dyshimtë është mbyllur. Gjatë kërkimeve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Komisionit për Personat e Pagjetur nga Beogradi, përfaqësues të Zyrës së krimeve të luftës, si dhe përfaqësues të EULEX-it, të cilët kanë arritur në përfundimin se në këtë vend nuk ka asgjë”, tha Gjetaj.

Prokuroria serbe në Beograd kishte supozuar se në këtë vend gjenden trupat e civilëve serbë të vrarë gjatë vitit 1998 dhe 1999 në kampin e Likovcit./radiogjakova/