S’ka zgjedhje të jashtëzakonshme në Gjakovë
Gjakova nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar komune.
Pas njoftimit nga ana e kryetares Kusari-Lila se do të betohet si deputete, “Koha Ditore” shkroi se Presidenti Thaçi mund të shpall zgjedhjet në komunën e Gjakovës, por kjo është hedhur poshtë nga Kusari-Lila.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kusari-Lila ka publikuar vendimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal ku thuhet se detyrat dhe përgjegjësitë e kryetarit i ngarkohen nënkryetarit.
Kjo do të thotë se pasi që Kusari-Lila të betohet si deputete, komunën e Gjakovës deri në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do ta udhëheq nënkryetari Armend Vokshi./radiogjakova/