Skivjan, impianti i ujërave të zeza pritet të funksionalizohet këtë muaj
Impianti i ujërave të zeza në fshatin Skivjan pritet zyrtarisht të hyjë në funksion deri në fund të vitit, ani pse ky impiant është lëshuar në punë këto ditë, kanë bërë të ditur në Këshillin Lokal të fshatit.
Sipas kryetarit të këtij Këshilli, Fadil Selimaj, kanë mbetur dhe dy intervenime lokale, para përfundimit komplet të impiantit.
Ndërtimi i këtij impianti ka nisur të ndërtohet me mjete të Komisionit Evropian para dhjetë viteve, mirëpo që nuk është finalizuar që nga ajo kohë, për të zgjidhur një problem me të cilin ballafaqohen banorët e fshatit Skivjan.
Shumica e familjeve të këtij fshati kanë përdorur një vijë natyrale të ujit për derdhjen e ujërave të zeza, gjë që ka shkaktuar vështirësi të ndryshme.
Sipas kryetarit të këshillit lokal të Skivjanit, Fadil Selimajt pritet që javën e ardhshme të bëhet përurimi dhe impianti më në fund do të hyjë në funksion.
Po ashtu, pritet të bëhet edhe trajnimi i punëtorëve të cilët duhet të përzgjidhen nga Kuvendi Komunal ose Kompania Rajonale e Ujërave “Gjakova”./radiogjakova/