.
Published On: Tue, Feb 3rd, 2015

Sllovaki, Kusari-Lila në “Forumin e Biznesit për Kosovën”

Share This
Tags

mimoza-shpoendi-sllovakiKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po marrin pjesë në “Forumin e Biznesit për Kosovën”  i cili po organizohet në kryeqytetin e Sllovakisë,  Bratislavë.

Ata gjatë ditës së djeshme janë pritur nga Kryetari i Bashkisë së Bratisllavës, Ivo Nesrovnal me të cilin biseduan për projektet e bashkëpunimit komunal, sfidat e zhvillimit lokal, mundësite e ndërlidhjes se sektorit privat si dhe përparesite e menaxhimit të shërbimeve komunale efikase. Pos kësaj, kryetarët e dy komunave të Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë pasur një takim edhe me prodhuesit e njohur të verës sllovake në rajonin e Modres.

Si bëjnë të ditur nga zyra për informim e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, në ditën e dytë të këtij forumi do të diskutohet për Investimet, Tenderët dhe Mundësitë e Tregut në sektorët Menaxhimi i ujit – Energjia e ripërtrishme, Industria e tekstilit, transporti publik, reciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave, si dhe agrokultura dhe përpunimi i ushqimit.

Pos kësaj, do të ketë edhe takime ndërmjet bizneseve kosovare me bizneseve sllovake, në të cilat kryetarja Kusari- Lila, do të ketë rastin të prezantoj mundësitë e Komunës së Gjakovës në Zhvillimin e Bizneseve si dhe potencialet për investitorët e huaj. Ndryshe, përfaqësuesit nga komuniteti i biznesit kosovar pjesëmarrës në këtë forum janë: Ngrohtorja e Gjakovës, Nertili, Wear&Go, Meridian Coorperation, Maxi dhe Recura Financials./radiogjakova/