Sonte premiera e shfaqjes “Gënjeshtrat”
Ansambli i Tetarit të Qytetit në Gjakovë, sot do të shfaqë premirën e tretë për këte vit. Bëhët fjalë për shfaqjën me titull “Gënjeshtrat” të autorit Antony Neilsen. Adhuruesit e artit skenik në komunën tone me këte rast do të kenë mundësi të përcjellin një komedi e cila në fokus ka të bëmat e dy policëve, një ditë para Krishtlindjes. Në prag të prezentimit premier, rexhisori Kastriot Saqipi, ka thenë se adhuruesve të artit skenik do të ju ofrojnë një kënaqësi të veqant dhe përjetim deri në momentet e fundit të kësaj komedie. Në rolet kryesore paraqitën Edmond Havizademi, Altina Kusari, Myrvete Kurtishi, Elida Shasivari, Ahmet Bakija, Hysen Binaku, Elira Lluka dhe Hana Kusari. Ndërkohë që skenografinë e ka përgaditur mjeshtri i skenës Petrit Bakalli. Premiera e komedisë “Gënjeshtrat” shfaqët sonte ( te shtunen) në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, me fillim prej orës 19.