.
Published On: Tue, Aug 22nd, 2017

Stërvitja e ekipeve emergjente në Aeroportin e Gjakovës, sajohet rrëzimi i aeroplanit

Share This
Tags

Të martën ka në Aeroportin e Gjakovës ka nisur ushtrimi fushor “Mascal 2017”, ku do të inskenohet rrëzimi i një aeroplani komercial në Kosovë, e ku parashikohen viktima dhe lëndime në masë të udhëtarëve dhe ekuipazhit.

Ushtrimi që do të zgjasë tri ditë është i organizuar nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, ndërsa pjesë e këtij ushtrimi do të jetë edhe Komuna e Gjakovës me njësitë e saj, si reagues të parë në incident, si policia, zjarrëfikësit dhe shërbimet medicinale.

Mbajtja e këtij ushtrimi ka për qëllim testimin e kapaciteteve reaguese vendore dhe ndërkombëtare të incidenteve të këtij lloji në vend, si dhe verifikimin e zbatueshmërisë së dokumentëve bazë për menaxhimin emergjent në Kosovë.

Ky ushtrim do të mbështetet drejtpërdrejtë nga komanda e KFOR-it në Kosovë, si në aspektin organizativ ashtu edhe ate implementues.

Me rastin e organizimit të këtij ushtrimi fushor, me qëllim të shmangjes së çfarëdo shqetësimi eventual, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjakovës, njofton qytetarët, sidomos ata me banim në afërsi të aeroportit se bëhet fjalë për një ushtrim me skenar të planifikuar./radiogjakova/