.
Published On: Sat, Nov 12th, 2016

Sukses i Teatrit të Gjakovës në Festivalin e komedisë në Preshevë

Share This
Tags

Festivali i Komedisë shqiptare në Preshevë, që mbahet tash e 13 vite, ka përfunduar mbrëmë me një sukses të madh të trupës artistike të Teatrit të Gjakovës.

Në Edicionin e sivjem te ketij festivali që filloi me 7 Nëntor dhe përfundoi te premten ishin në konkurrencë trupa artistike nga Mitrovica, Korça, Gjakova, Prishtina dhe shfaqja përmbyllëse ishte nga qyteti organizator- Presheva. Teatri i Gjakovës me komedinë “Gënjeshtrat” me autor Antony Nelsen dhe regji të Kastriot Saqipi triumfoi duke rrëmbyer 4 prej 6 çmimeve të ndara nga festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” –Presheva 2016.

Shfaqja e gjakovarëve u shpall më e mira, pastaj çmimi regjia më e mirë i takoi Kastriot Saqipit, pastaj aktori Edmon Hafizademi u shpall aktori më i mirë mashkull dhe çmimi i katërtë i Teatrit të Gjakovës që rrëmbeu në Preshevë i takoi Myrvete Kurtishit si aktorja më e mirë femër në rolin dytësor. Oragnizatorët ndanë mirënjohje për vepër jetësore edhe për doajenin e skenës Hysen Binaku .