.
Published On: Mon, Jan 6th, 2014

S’vjen Vulini

Share This
Tags

mimoza-vulin (1)Gjakovë- Qindra qytetarë të komunës së Gjakovës janë mbledhur mëngjesin e së hënes për të penguar ardhjen e ministrit pa protofol të Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vulin në kishen ortodokse në Gjakovë.

Kryetarja Kusari-Lila e cila ka qëndruar me qytetarët ju ka njoftuar se ka marrë garanci nga Qeveria e Kosovës që Vulin nuk do të vijë në Gjakovë. Disa orë më parë ajo kishte kundërshtuar ardhjen e ministrit serb përmes një letre të hapur.

“E kuptoj edhe shqetësimin dhe ngarkesën tuaj me rastin e paralajmërimit të ardhjes së Vulinit, por pas insistimit tonë, atij i është tërhequr leja për ta vizituar Gjakovën, kështu që në Kishën ortodokse do të jenë vetëm pelegrinët, që vijnë si zakonisht”, tha Kusari-Lila.

Në protestë kanë dalë edhe nënat që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit, por janë parë edhe pjesëtarë të partive  lokale politike,  si nga Lëvizja “Vetëvendosje” ashtu edhe nga PDK-ja.

Në rrugen “Mbreteresha Teutë” ku dhe gjendet kisha janë stacionuar edhe forca të shumta policie, ndërsa protstuesit edhe në këtë orë (11:00) akoma vazhdojnë të jenë të grumbulluar aty, përkundër se ju është kërkuar të largohen./RadioGjakova/