.
Published On: Sat, Dec 27th, 2014

Tatimi në pronë më i lartë në Gjakovë se në Prishtinë

Share This
Tags

gjakova-Qyteti i Gjakovës ndonëse ka ngecur në zhvillim pas luftës, u merr më shumë para qytetarëve të saj për tatimin në pronë- se që u marrin disa qytete të tjera dhe vet kryeqyteti Prishtina.

Agon Nixha, hulumtues i lartë në Institutin “Riinvest”, ka ngritur një temë të rëndësishme që ka të bëjë me vlerësimin e tatimit në pronë në qytetin e Gjakovës, qytetarët e së cilës paguajnë tatime më të larta se në qytetet tjera- madje më të larta se edhe vet Prishtina./blic/

Më poshtë po e sjellim pa ndërhyrje vlerësimin dhe argumentimit e Agon Nixhës:

Në tre vjetët e fundit, prona e gjakovarëve vlerësohet si më e larta në Kosovë kur vjen puna tek tatimi. Shkaku i kësaj, gjakovarët janë detyruar të paguajnë tatime më të larta se qytetarët e komunave tjera. Sa për ilustrim, një metër katror e një dyqani afarist në Zonën IA në Prishtinë është vlerësuar 1450 Euro nga Komisioni Komunal i Vlerësimit, ndërsa në zonën e njëjtë në Gjakovë (IA) është vlerësuar 2300 Euro, pra 850 Euro më shumë. Tingëllon paradoksale kur kihet parasysh se kontratat e shitblerjes apo vlerat e qirave të objekteve të këtyre zonave, si indikatorë vlerësimi, e tregojnë një raport tërësisht të kundërt.

As në aspekt të normës së tatimit në pronë nuk qëndrojmë më mirë. Në Mitrovicë, si një vend i ngjashëm me Gjakovën në aspekt të (mos)zhvillimit, objekteve afariste u aplikohet një normë tatimorë afërsisht 30% më e ulët se atyre në Gjakovë.

Të shohim tash se a do të ndërrojë diçka në faturat e tatimit në pronë në 2015-ën. Nëse nuk do të ulen, apo nëse ulen veç marxhinalisht, i ftoj të gjithë bashkëqytetarët që të dërgojnë ankesa tek Bordi Komunal për Ankesat e Tatimit në Pronën e Paluajtshme. Afati i fundit për ankesa është 30 Prill.

Per te qene edhe me konkret: Nje objekt komercial 50 metra katror ne Zonen IA (ne qender) ne Prishtine paguan 123.25 Euro ne vit per tatim ne prone, ndersa ne Gjakove biznesi ne zonen e njejte, me te njejten siperfaqe, paguan 299 Euro. Shprehur ne perqindje, kjo i bie qe biznesi ne qender te Gjakoves paguan rreth 143% me shume tatim ne prone se ai ne Prishtine.