.
Published On: Sat, Sep 2nd, 2017

Të hënën nis mësimi, mbi 17 mijë nxënës rikthehen në shkolla

Share This
Tags

Rreth 17 mijë e 500 nxënës në arsimiin fillor dhe të mesëm të komunës së Gjakovës, të hënën fillojnë vitin e ri shkollor 2017-2018.

Në Drejtorinë komunale të Arsimit në Gjakovë, theksojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një fillim të mbarë të betejës për dituri të reja.

Risi në vitin e ri shkollor në Kosovë është fakti se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, këte vit do ta nisin me kurikulë të re, edhe pse me të njëjtat tekste.

Mungesa e botimit të librave të rinj dhe mos largimi i librave të vjetër të panevojshëm, sipas ekspertëve të fushës së arsimit, bënë që të ketë gabime të ndryshme teknike dhe pasaktësi shkencore./radiogjakova/