Të hyrat për Janar, Komuna: Inkasimi u rrit me 70%
Bordi i Drejtorëve të Komunës së Gjakovës në mbledhjen e fundit ka diskutuar edhe për gjendjen e të hyrave komunale.
Duke folur për të hyrat gjatë muajit Janar u raportua se ato kanë qenë në shumë prej rreth 230 mijë euro apo rreth 100 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në këtë mbledhje u tha se edhe pse planifikimi ka mbetur pothuajse i njëjtë si në Janar të vitit të kaluar, në vitin 2017 realizimi ka qenë në masën 45%, prandaj për muajin e parë të vitit 2018 ka rritje të inkasimit të hyrave vetanake për 70%.
Për kryetarin Gjini kjo është një tregues i punës së mirë së Drejtorisë së Financave, por shtoi se nuk pret që çdo muaj të ketë rritje të inkasimit për 70%.
Gjithsesi, ai ka inkurajuar të gjithë drejtorët që të merren seriozisht me të hyrat në drejtoritë përkatëse./radiogjakova/