.
Published On: Thu, Aug 31st, 2017

Të premten Kurban Bajrami, manifestimi kryesor në Xhaminë e Hadumit

Share This
Tags

Besimtarët e besimit islam të premten festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therje të kurbanit.

Manifestimi qendror i faljes së namazit të Kurban Bajramit bëhët të premten prej orës 06:37 minuta në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë, të cilin do ta udhëheqë Imami Hafiz Safet Efendi Hoxha.

Ndryshe, me festën e Kurban Bajramit kurorëzohet haxhi, i cili është kushti i pestë i islamit, dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie, nisur nga fakti se kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore./radiogjakova/