Të premtën, në Gjakovë mbahet festivali i video – klipeve muzikore Video-Festi Muzikor

Të premtën, në Gjakovë mbahet festivali i video – klipeve muzikore Video-Festi Muzikor, ku marrin pjesë yjet e artit muzikor por edhe filmik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Qëllimi i Video-Festit Muzikor është promovimi dhe stimulimi i krijimtarisë së artistëve dhe produksioneve video muzikore.
Si jemi njoftuar nga Erol Belegu, drejtor i festivalit, tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e këtij evenimenti kulturor. Sipas tij, juria e festivalit tashmë ka bërë seleksionimin dhe përzgjedhjen e video – klipit më të mirë muzikor në të gjitha kategoritë.
Ndryshe, juria profesionale, seleksionuese dhe vlerësuese e Video-Festi Muzikor fillimisht ka përzgjedh video-spotet më të mira muzikore të paraqitura në TV gjatë vitit paraprak e më pastaj, bënë përzgjedhjen e nga katër spoteve në secilën kategori. Emrat e fituesve shpallen në ceremonialin e ndarjes së shpërblimeve e cila mbahet të premten mbrëma në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.










