Teatri i Gjakovës merr emrin e Hadi Shehut
Prej sot (e enjte) Teatri i Qytetit të Gjakovës do të quhet Teatri i Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”.
Asmbelistët e komunës së Gjakovës kanë votuar “pro” propozimit për ndërrimin e emrit te teatrit në mbledhjen e fundit.
Propozimi për ta quajtur teatrin sipas emrit të aktorit të madh, tashmë të ndjerë, Hadi Shehu, erdhi menjëherë pas vdekjes së tij, ndërsa Drejtoria për Kulturë dhe Teatri i Gjakovës nisën procedura ligjore që përfunduan sot, disa ditë pasi aktori bëri 6 muaj që kur mbylli përgjithmonë sytë.
Emërimi i teatrit me emrin e Hadi Shehut është nderim që i bëhet veprës dhe përkushtimit të aktorit ndaj Teatrit të Gjakovës me të cilët kaloi ditët më të mira dhe më të vështira./radiogjakova/