Tërmet në Gjakovë
Qyteti i Gjakovës, të enjten rreth orës 11:45 minuta është goditur nga një tërmet që është ndjerë pothuajse në të gjithë territorin e komunës. Dridhja e tokës më tepër është ndjerë në banesat shumëkatëshe.
Për momentin nuk është raportuar për ndonjë dëmë të shkaktuar. Bëhet e ditur se luhatjet janë ndjerë edhe në Prishtinë si dhe në disa qytete tjera të Kosovës e më së shumti në qytetin e Pejës.
Mediat e rajonit raportojnë për fuqinë e dridhjes 5.2 shkallë të Rihterit me epiqendrën në afërsi të Plavës në Mal të Zi.