.
Published On: Mon, May 12th, 2014

Thaçi takohet me familjarët e të zhdukurve

Share This
Tags

thaci-zhdukuritGjakovë- Kryeministri i  Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë të dielën pasdites ka qëndruar në Gjakovë. Në takimin e organizuar me këtë rast nga Organizata “Thirrjet e Nënave” e cila rreth veti tubon familjarë të martirëve dhe të pagjeturve të komunës së Gjakovës, Thaçi ka folur hapur për bisedimet me Serbinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe për tendencën e barazimit e krimeve të bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, dhe përpjekjet që po bënë qeveria për zbardhjen e fatit të të pagjeturve Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin në shtëpinë muze në Gjakovë,  ka potencuar presionin nga ana e Serbisë që te baraspeshohën krimet gjatë luftës në Kosovë.

Në anën tjetër, kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Nesrete Kumnova, ka kërkuar që Qeveria ta rishqyrtoi ligjin për mbështetjen e familjarëve të personave që kanë rënë për lirinë e Kosovës.