“Thirrjet e nënave” deklarohen pas shkarkimit të Jabllanoviqit
Përmes një letre publike, Shoqata ”Thirrjet e Nenave”, ka falenderuar gjithë pjesmarësit në gjitha protestat për shkarkimin e ish – ministrit Jabllanoviqit.
Në letrën e hapur, të nënshkruar ngsa kryetarja ek ësaj shoqate “Thirrjet e Nënave”, është përkujtuar e tërë rrjedha e ngjarjeve, që nga vizita e pelegrinëve serbë me datë 6 janar, për të vazhduar pastaj me deklaratat fyese të ish – ministrit Jabllanovic, për të kulmuar më pastaj me protestat e mbajtura fillimisht në Gjakovë në bashkëpunim ne Vetëvendosjen e më në fund edhe në Prishtinë, gjithashtu në bashkëpunim me këtë subjelt politik por edhe me subjektet tjera opozitare.
Përmes kësaj letre, nënat e personave të pagjetur kanë dënuar të gjitha aktet e dhunës të ndodhura gjatë dy protestave të mbajtura në Prishtinë, ndërsa me forcë kanë kërkuar që sa më shpejtë të jetë e mundur të lirohen të gjithë të burgosurit në protesten e fundit./radiogjakova/