.
Published On: Thu, Nov 28th, 2013

“Thirrjet e nënave” mes dhembjesh kalojnë 28 Nëntorin

Share This
Tags

cabrat-varrezatGjakovë- Shoqata”Thirrjet e nënave” në Gjakove, me rastin e ditës së flamurit, paradite bashkë me familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të spektrit politik, kanë bërë homazhe ne Kompleksin Memorial në kodrën e Çabratit, për t’i nderuar dëshmorët dhe martiret e kombit.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, përfaqësueset e kësaj shoqate nuk kanë harruar që qytetarëve t’ua urojnë 28 Nëntorin, ndërsa kanë shtuar se për familjaret muaji nëntor është një ndjenjë e përzier e dhembjes për ata që s’janë, por krenar për ata qe po e gëzojnë./radiogjakova/