.
Published On: Tue, Dec 17th, 2013

Tjetër vrasje në Gjakovë

Share This
Tags

policia-Gjakovë- Një vrasje tjetër ka ndodhur të hënën në Gjakovë. Si bëhet e ditur në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë  së Kosovës në Pejë, njësitet policore në Gjakovë, rreth orës 18 të së hënes janë njoftuar për një rast vrasjeje me armë zjarri, e cila ka ndodhur në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës.

Viktima ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës, shtetasit shqiptarë të Kosovës me inicialët A.H. i moshës rreth 30 vjet nga ky fshat.

Sipas komunikatës, i dyshuari i njohur për hetuesit, pas kryerjes së vrasjes është larguar nga vendi i ngjarjes me armën me të cilën supozohet se ka kryer vrasjen./radiogjakova/