.
Published On: Sat, Sep 16th, 2017

“T’padashtun” shfaqet në Gjakovë

Share This
Tags

Filmi i regjisorit gjakovar Edon Rizvanolli me titull “T’padashtun”, i cili do të jetë propozim i Kosovës për çmimet “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” është shfaqur të premten mbrëma para adhuruesve të filmit në Gjakovë.

Ky film merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit ‘99 në Kosovë dhe shumë prej skenave të tij janë xhiruar në Gjakovë.

I pyetur se pse përpos Holandës ka zgjedhur edhe Gjakovën për të xhiruar skenat e këtij filmi, regjisori Rizvanolli ka thënë se ky qytet e tërheq sepse është origjina e familjes së tij dhe se jep mundësi më të favorshme teknike.

Rizvanolli tha se ishte ndjerë i befasuar kur kishte kuptuar se filmi i tij është i dominuar për “Oskar”.

Të themi në fund se në parkun “Ali Podrimja”, ku u shfaq premiera e filmit “T’padashtun”, nuk kishte vend për të gjithë të interesuarit.

Për shkak të interesimit të madh filmi me aktoret në rolet kryesore Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder do të shfaqet edhe ditën e martë./radiogjakova/