.
Published On: Wed, Apr 30th, 2014

Transparenca, marrëveshje bashkëpunimi me KDI-në

Share This
Tags

mimoza-kdiGjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me KDI-në e cila ka të bëjë me rritjen e transparencës në Komunë.

Është arritur edhe marrëveshja, e cila do të mbështetet nga KDI-ja për themelimin e Qendrës së Informimit, ku qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesa, kërkesa dhe shkresa tjera që kanë të bëjnë me punën e Komunës.

Kjo qendër pritet të hapet në javën e parë të muajit maj, në ambientet e Komunës.