.
Published On: Tue, Mar 15th, 2016

Trupa e Teatrit të Gjakovës shfaqë premieren e komedisë “Dorëzimi në Spokan”

Share This
Tags

Adhuruesit e artit skenik në komunën e Gjakovës e më gjërë, këte fundjavë do të kenë mundësi të përcjellin premierën e dytë për këte vit të Teatrit të Qytetit në Gjakovë. Bëhët fjalë për komedinë me titull “Dorëzimi në Spokan” të autorit Martin Mek Donah. Rexhinë e këtij projekti artistik e ka bërë regjisori i njohur Ilir Bokshi, ndërkohë që në rolet kryesore paraqitën Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Albulena Kryeziu dhe Bujar Ahmeti. Skenografinë e ka përgaditur mjeshtri i skenës Petrit Bakalli, muzikën Trimor Dhomi ndërkaq kostumografia është është realizuar nën përkujdesjën e Vesa Krajës. Premiera e dytë për këte vit e teatrit të Qytetit në Gjakovë, të zhanrit të komedisë së zezë me titull “Dorëzimi në Spokam” do të shfaqët në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi në Gjakovë, të shtunën me 19 mars me fillim prej ores 20.