UGJ “Fehmi Agani”, gati për pranimin e studentëve të rinj
Universiteti Publik i Gjakovës “Fehmi Agani” po bëhet gati që të pranojë 500 studentë të rinj në fakultetet e veta.
Derisa në disa universitete ka pasur pezullim të disa programeve studimore, në Universitetin e Gjakovës një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por nuk janë mbështetur disa propozime për programe të reja.
Kjo do të thotë se Agjencia e Kosovës për Akreditim, që është agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, ka mbështetur programet që Universiteti “Fehmi Agani” kishte edhe në vitin e shkuar akademik.
Por, rektori i universitetit, Shaban Buza, tha se po bëjnë përpjekje që pranë këtij universiteti të shtohen disa drejtime të reja, por njëra ndër arsyet për mospranimin e kërkesave të tyre është edhe mungesa e hapësirës./radiogjakova/