.
Published On: Fri, Feb 28th, 2014

UGJ-ja në objektin e ri prej javës së ardhshme

Share This
Tags

univ-gjakGjakovë- Javën që vjen pritet të inaugurohet objekti i ri i Universitetit të Gjakovës, gjë e cila do të sjellë shumë lehtësira për këtë institucion arsimor. Në fakt, një pjesë e universitetit do të kalojë në ish – objektin e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, punimet për renovimit të së cilit tashmë kanë përfunduar, duke e bërë këtë objekt mjaft modern dhe të përshtatshëm për aktivitetin universitar të Universitetit të Gjakovës.

Menagjmenti i Universitetit kanë thënë se pas kalimit ne objektin e ri do të krijojë kushte shumë më të mira për punë, pasi objekti i renovuar ofron më shumë hapësirë sesa që kanë pasur deri me tani, ndërsa përpos sallave për ligjerata, në objektin e ri do të barten edhe laboratorët e nevojshëm për realizimin e punës praktike.

Përveç objektit të renovuar të Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, studentët e Universitetit të Gjakovës do ta shfrytëzojnë edhe objektin në Çabrat, ndërsa ish – objekti i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Çarshinë e vjetër do të përdoret nga rektorati dhe nga administrata e Universitetit.

Kjo, do të jetë zgjidhja e përkohshme, konkretisht disa vjeçare, pasi komuna e Gjakovës tash e disa vjet ka filluar ta shqyrtojë idenë e ndërtimit të një kampusi universitar, në të cilin do të koncentorhet e tërë bota akademike dhe studentore./radiogjakova/