.
Published On: Sat, Apr 28th, 2018

Ulëset për fëmijë, policia vijon kontrollin e shtuar edhe në Gjakovë

Share This
Tags

Në Gjakovë, ashtu si në tërë Kosovën, Policia po vijon kontrollin e shtuar për pajisjen e makinave me ulëse të veçantë për fëmijë deri në moshën 12-vjeçare.

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë thonë se se janë shqiptuar me dhjetëra gjoba për drejtues të cilët nuk po i respektojnë rregullat.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe me lartësi nën 150 centimetra duhet të kenë një ulëse të veçantë sipas ligjit për komunikacion të Kosovës. Për mos pajisjen me këtë ulëse drejtuesit gjobiten nga 100 deri në 300 euro.

Zbatimi i këtij ligji është mirëpritur edhe nga qytetarët të cilët thonë se me ulëse fëmijët janë më të sigurt në komunikacion.

Policia gjithashtu apelon drejtuesit që të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe të kenë të vendosur rripin e sigurimit./radiogjakova/