.
Published On: Tue, Sep 26th, 2017

Ulet pragu i kalueshmërisë në Filologjik, pranohen edhe 46 studentë të rinj

Share This
Tags

Senati i Universitetit të Gjakovës në një mbledhje të jashtëzakonshme mori vendim që të ulet përqindja e pragut të kalueshmërisë për studentët në Fakultetin e Filologjisë.

Si rrjedhojë, në drejtimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi janë pranuar edhe 46 studentë të rinj.

Ditë më parë, Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Kamber Kamberi iu drejtua Senatit me kërkesën për të hapur një konkurs të tretë për studentë meqë nuk ishte plotësuar numri për regjistrim.

Mirëpo, për shkak të programit për regjistrim të studentëve nga Ministria e Arsimit hapja e një konkursi të tretë ishte e pamundur, prandaj u vendos që të ulet pragu i kalueshmërisë nga 40% në 30%.

Nga kjo kanë përfituar 46 studentë që tashmë i janë bashkuar edhe 94 të tjerëve të cilët ishin pranuar në dy afatet e hapura e që në total bëjnë 140 studentë të rinj në drejtimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi./radiogjakova/