.
Published On: Fri, Jan 3rd, 2014

Universiteti i Gjakovës pa staf akademik

Share This
Tags

univer-gjkPrishtinë- Janë themeluar në vitin 2013 por ende nuk janë plotësuar. Tri universitetet e reja publike në Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë funksionojnë me ushtrues detyre dhe ende nuk e kanë të plotësuar numrin për staf akademik.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, shpreson që me këtë strukturë të tanishme nuk do të ndodhë ndonjë parregullsi. Buja deklaron për KTV-në se në vitin 2014 do të bëhen zgjedhjet për stafin akademik, e po ashtu këto universitete do t’i kenë përfaqësuesit e vet.

Për t’iu dhënë hapat e parë këtyre institucioneve, në ndihmë doli edhe Universiteti i Prishtinës, duke i shpërndarë profesorët edhe nëpër këto universitete, në mënyrë që studentët të mos mbesin pa ligjërata, por edhe kjo e fundit mbeti keq.  

Përkundër kësaj, ministri i Arsimit, Ramë Buja, është deklaruar se pret që deri sa të zgjidhen personat e duhur për udhëheqjen e tyre, sistemi akademik të ketë vijueshmëri cilësore.