Univerziteti “Fehmi Agani”, në afatin e dytë pranon edhe 203 studentë
Edhe tre ditë kanë mbetur deri në përmbyllje të afatit për paraqitjën e studentëve në afatin e dytë të regjistrimit në Univerzitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, afat ky i cili përfundon me 15 shtator. Dy ditë më vonë përkatësisht me 17 shtator do të mbahët provimi pranues në të gjitha fakultet e këtij Univerziteti. Ndryshe, në afatin e dytë të regjistrimit, Univerziteti “Fehmi Agani’ ka paraparë që të regjistroj gjithësejt 203 studentë, prej të cilit numër 11 i takojnë familjarëve të ngusht të dëshmorëve, 53 studentë të rregullt janë paraparë nga komuniteti jo-shumicë, vende këto të paplotëssuara nga afati i parë, si dhe 5 përqind nga Kosova, Mali i Zi pastaj Presheva dhe Bujanoci. Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuara sipas konkursit. Kur është fjala tek vendet e lira, edhe 9 studentë mund të pranohën në vitin e pare në Fakultetin e Edukimit, 88 në Fakultetin e Filologjisë dhe 106 në Fakultetin e Mjekësisë, përkatësisht në programin infermieri dhe mami.