Urimi i kryetares Kusari-Lila
Të nderuar banorë të Komunes së Gjakovës,
Më lejoni që në natën e ndrrimit të motmoteve, t’ju shpreh urimet e mija më të sinqerta, duke ju dëshiruar një vit te mbarë me begati dhe shëndet.
Viti 2014 për banorët e Komunës së Gjakovës do të jete vit i ndryshimeve , vit i zhvillimit dhe vit i kthesave pozitive.
Para vetës kemi shumë punë, por jam e bindur që të gjithë së bashku kemi vullnet , vizion dhe gadishmëri për të punuar drejtë dhe për te ngritur Komunen e Gjakovës në vendin e merituar.
Ju dëshiroj festë të këndshme mes familjarëve , miqve dhe të afërmve tuaj .
Gëzuar!
Mimoza Kusari Lila
Kryetare e Komunës së Gjakovës