.
Published On: Sat, Dec 21st, 2013

Varreza masive në Rashkë, familjet gjakovare me shpresa

Share This
Tags

nesrete-kumnovaGjakovë- Zbulimi i një varreze masive në Rashkë të Serbisë, ka ngjallur emocione të mëdha edhe tek familjet gjakovare, pasi në këtë komunë edhe pas 14 vjetësh mungojnë trupat e rreth 40 qytetarëve të zhdukur gjatë luftës së fundit. Shumë familjarë po shpresojnë në mesin e trupave të gjetur mund të ketë mbete edhe të ndonjërit prej bijve të tyre.

Kjo pritje, sado që në njërën anë mund të jetë e dhimbshme, në anën tjetër ka mundësi të ketë edhe një lajm të mirë, pasi pas kaq vitesh mund të dihet përfundimisht për fatin e këtyre të zhdukurve dhe duke bërë që mbetjet e tyre të prehen të qetë në vendlindje, një herë e përgjithmonë të qetësojnë shpirtrat e vuajtur të familjarëve.

Nysrete Kumnova, kryetare e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, thotë se ky lajm ka qenë shumë i dhimbshëm për familjarët sepse i ka prekur në plagën e tyre të vjetër, por gjithashtu ajo është shprehur se po rikujtohet fakti se kriminelët serbë i vranë shqiptarët e pa fajshëm për t’u hedhur e mbuluar me gurë e asfalt trupat e tyre në Rashkë të Serbisë, vetëm e vetëm që të zhduken gjurmët e krimit./radiogjakova/