Varrezat drejt konsumimit, kërkohet lokacion i ri
Shfrytëzimi i pjesës më të madhe të hapësirës në varrezat publike të Gjakovës ka bërë që kompania që i menaxhon ato, “Çabrati” t’i drejtohet Komunës së Gjakovës me kërkesë për shfrytëzimin e një lokacioni të ri për varreza.
Vdekshmëria e lartë në komunën e Gjakovës ka bërë që të shfrytëzohet më shpejt lokacioni aktual.
Drejtoresha e KRM “Çabarati”, Nora Gola, thotë se aty ka hapësirë edhe për rreth 500 trupa.
Në bazë të të dhënave, çdo vit në këtë hapësirë varrosen rreth 250 persona, që i bie se për 2 vite mund të shfrytëzohet kjo parcelë.
Gola njoftoi se i raportojnë çdo vit Komunës për gjendjen dhe tashmë kanë dorëzuar dy kërkesa për shfrytëzim të një hapësire të re publike në afërsi të varrezave aktuale.
Sipas ligjit, për të dhënë leje për shfrytëzimin e hapësirave publike fillimisht duhet marrë miratimi i Asamblesë komunale./radiogjakova/