.
Published On: Fri, Feb 3rd, 2017

Varroset me nderime veprimtari Sylejman Sylejmani

Share This
Tags

Në Gjakovë, sot ( te premten) është organizuar ceremonia e varrimit të veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, veteranit të arsimit, Sylejman Sylejmani, i cili nuk u kursye asnjëherë për të mirën e vendit. Me këtë rast, fillimisht është mbajtur mbledhje komemorative në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të jetës shoqërore dhe politike jo vetëm nga Gjakova si dhe ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke ju drejtuar të pranishmëve në emër të kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, drejtoresha e Drejtorisë komunale të Arsimit, Diana Qarkaxhia, ka veçuar kontributin e madh të Sylejmn Sylejmanit në fushën e arsimit.

Ndërkaq, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në fjalën e tij ka veçuar stoicizmin e Sylejman Sylejmanit për të dhënë një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.

Ndërkaq eprori i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rifat Sylejmani ka ndarë kujtime nga rrugëtimi i përbashkët me luftëtarin, Sylejman Sylejmani.

Në mbledhje koomemorative ka folur edhe Laberie Luzha, nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, ndërkohë që në emër të familjes së Sylejman Sylejmanit, të vpranishmive iu është drejtuar Afrim Sylejmani. Pas mbledhjes komemorative, në foajenë e Pallatit të Kulturës në Gjakovë janë organizuar homazhe mbi trupin e pajetë të veprimtarit të çështjes kombëtare, Sylejman Sylejmani ndërkaq varrimi i këtij aktivisti të mirënjohur të LDK-së, veteranit të UÇK-së, i cili vdiq në moshën 64 vjeçare, u bë me nderime në varrezat e fshatit Brovinë.