Vazhdon puna me ritëm të shtuar tek Zyra e Shërbimit Civil
Gjakovë- Vazhdon me ritëm të shtuar puna në Zyrën e Shërbimit Civil në Kuvendin komunal të Gjakovës.
Udhëheqësja e kësaj zyre, Teuta Vokshi, ka thënë për Radio Gjakovën, se intensiteti i punës është shtuar, për faktin se disa shtete, varësisht se a e kanë njohur Kosovën apo jo, kërkojnë dokumente të ndryshme nga qytetarët tanë.
Ajo, ka thënë se nisur nga kjo, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i dokumenteve të lëshuara nga kjo zyre është më i madh.
Ndryshe, marrë në tërësi, vetëm gjatë muajit të fundit përkatësisht muajit tetor Zyra e Shërbimit Civil, në Kuvendin komunal të Gjakovës, ka lëshuar gjithsejtë 8 mijë e 343 dokumente të ndryshme, kryesisht personale për qytetarët tanë./radiogjakova/