Vazhdon vaksinimi i të moshuarve
Gjakovë- Si përherë edhe kësaj radhe në qendrën e imunizimit në Gjakovë,vazhdon vaksinimi i të moshuarve dhe atyre qëvuajnë nga sëmundjet kronike.
Fillimisht janë vaksinuar shtresa e mësimdhënësve që tani janë në pension. Të njejtit, pas vaksinimit, kanë pohuar të ndihen më të sigurt sa i përket mbrojtjes nga gripi eventual.
Edhe të moshuar tjerë me profesione të ndryshme pensionist iu drejtuan qendrës së imunizimit në Gjakovë për t’u vaksinuar. Qendra e imunizimit në këtë sezon është pajisur me rreth 3 000 vaksina që sipas mjekëve konsiderohet se janë të mjaftueshme për popullatën në Gjakovë.










